Kryeministri Albin Kurti është pyetur rreth aksidentit të ministres së Ekonomisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Kurti ka thënë se në rrugë nuk ka pasur shenja të frenimit, gjë që sipas tij kuptohet se nuk ka pas as shpejtësi me tepër se ç’duhet.
Ai ka shpreh keqardhje për aksidentin që është lënduar fëmija.
“Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka thënë Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se ç’duhet. Policia e ka rastin dhe kamerat e marketit janë aty”, ka thënë ai.