Motra e madhe e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro i ka dalur në mbrojtje vëllait të saj pas incidentit me tifozin e Evertonit.
Ajo e ka quajtur sulmuesin e Manchester United “qenia njerëzore më e bukur” që ajo është njohur ndonjëherë pas momentit shokues kur ai goditi telefonin nga dora e një adoleshenti në takimin kundër Evertonit, njofton TheSun.
Elma Aveiro përdori mediat sociale për t’i dalë në mbrojtje futbollistit dhe këmbëngul se ai “nuk duhet t’i dëshmojë askujt asgjë” në këtë fazë të karrierës së tij.
Ajo shtoi, duke postuar komentet e saj pas kërkimit të faljes së Ronaldos për shpërthimin e tij në fund të humbjes 1-0 të klubit të tij ndaj Evertonit: “Ju jepni përgjigjen më pas për t’i mbyllur gojën të gjithëve”.
Elma, e cila ende jeton në ishullin e lindjes së futbollistit, Madeira dhe e ka zakon të qëndrojë për të së bashku me motrën tjetër të tij Katia dhe mamanë e tyre Dolores, shkroi në Instagramin e saj krahas një fotoje selfie të tyre: “Dashuria ime e madhe dhe e përsosur. Qenia njerëzore më e bukur që kam njohur në botë”.
Pas incidentit, kishte reaguar edhe nëna e tifozit të ri anglez duke akuzuar Cristiano Ronaldon, madje duke mos e pranuar as kërkim faljen e portugezit.