Policia jep detaje për zjarrin në “Tophane”: Deri tani nuk ka asnjë person të lënduar (VIDEO)

Policia jep detaje për zjarrin në “Tophane”: Deri tani nuk ka asnjë person të lënduar (VIDEO)

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga banesa e cila është përfshirë nga zjarri në  rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës pë rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:10,  është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në  rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë Borovci./Gazeta Enigma/

VIDEO

Related Articles