Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar një qëndrim të saktë nga kryeministri, Albin Kurti, lidhur me propozimin për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit.
Ai tha se për këtë propozim ka mbështetje tek deputetët.
“Një qëndrim të saktë të qeverisë apo të kryeministrit nuk e kemi dëgjuar ende për sa i përket Trustit. Ne mendojmë që janë pjekur kushtet që të kalojmë Ligjin që mundëson tërheqjen e një pjese të Trustitt, duke qenë se Qeveria nuk është duke vepruar për të ndihmuar qytetarët me veprime të tjera që lidhen me lehtësimin e gjendjes së rendë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai./Gazeta Enigma/