Rreth 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, e cila paralajmëroi se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta.
“Marrja e informacioneve nga disa lokacione, ku kanë vazhduar luftimet intensive, janë vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në njoftim, shkruan CNN.
Sipas kësaj zyre, deri më tani janë të paktën 2 mijë e 589 civilë të lënduar, ndërsa përshkallëzimi i luftimeve në rajonet lindore e jugore të Ukrainës po vazhdon, ata thonë se kjo nxit nevojat për rritje të ndihmës humanitare.