Inteligjenca ukrainase shpërndan të dhënat personale të gjeneralëve rusë

Inteligjenca ukrainase shpërndan të dhënat personale të gjeneralëve rusë

Inteligjenca ukrainase ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale të dhënat personale, duke përfshirë adresat e shtëpisë dhe përbërjen e familjes, të dy komandantëve rusë, Valery Solodchuk dhe Alexander Dvornikov.

I pari udhëhoqi operacionin e trupave ruse për të kapur Kievin nga perëndimi, ndërsa ushtaraku i dytë rus ofensivën për të shkatërruar Mariupolin.

“Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës mori të dhëna për kriminelët rusë të luftës që i përkisnin stafit më të lartë komandues, duke ndjekur me vetëdije urdhrat e regjimit të Putinit për të shkatërruar shtetin ukrainas”, thuhet në komunikatën e inteligjencës, e cila u postua në Facebook.

Related Articles