Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku i cili u arrestua më 6 janar gjatë aksionit “Brezovica” është liruar nga masa e paraburgimit.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka deklaruar se Çitaku u lirua pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e tij.
Çitaku dhe shtatë persona të tjerë u arrestuan gjatë aksionit të Policisë së Kosovës lidhur me rastin “Brezovica”, që u zhvillua në 8 lokacione dhe në tri zyra të ndryshme në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.