Një patrullë e policisë kufitare ishte cak i sulmit me armë zjarri, shkruan Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur sonte në fshatin Bubë të Zubin Potokut.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
Hoxha ka bërë të ditur se nuk dihet nëse të shtënat kanë ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.
Ai ka theksuar se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë aksion policor.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bubë që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore”, ka thënë Hoxha për Gazetën Enigma.