Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjfuca, së bashku me shefin e kabinetit, Ilir Kërçeli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Kunjufca ka shkruar se në ditë si kjo kujtojmë të gjithë ata që më gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit, njofton Gazeta Enigma.

“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha kryetari Konjufca.

Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles