Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se edhe një kontingjent i ri i FSK-së është certifikuar me liderë luftarakë për taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime.
Mehaj ka shkruar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka kurorëzuar skesin e radhës me grupin e ri të liderëve luftarakë.
“Edhe një kontingjent i ri i trajnuar dhe certifikuar i liderëve luftarakë.Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë. Liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut. Ne jemi forca e pamposhtur, e pathyeshme dhe e pakthyeshme. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar Mehaj.