Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un mori pjesë në një paradë gjigante në kryeqytet për të shënuar përvjetorin e lindjes së gjyshit të tij, i cili njihet ndryshe si personi që themeloi vendin.
Mijëra njerëz marshuan në Penian në një shfaqje koreografike ku tregohej besnikëria ndaj familjes Kim, i cili sipas mediave vendase nuk mbajti asnjë fjalim për këtë rast.
Duket se vendi e kremtoi festën e tij më të madhe pa ekspozuar pajisje ushtarake mes tensioneve të rritura mbi programin bërthamor.