Agim Ademi tregon se si e bindi Lutfi Dalipin t’i bashkohet Kosovës

Agim Ademi tregon se si e bindi Lutfi Dalipin t’i bashkohet Kosovës

Kombëtares së Kosovës iu ka shtuar njëri prej futbollistëve më i talentuar në futbollin Europian, sulmuesi i krahut Lutfi Dalipi, raporton Gazeta Enigma.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka treguar në një intervistë për AlbinInfo.ch se si e bindi Dalipin t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Albinfo.ch: Si e bindët Dalipin që ta zgjidhte Kosovën?

Agim Ademi: Ne e kemi përcjellë zhvillimin e tij dhe e kemi ftuar ta njohë nga afër projektin e Federatës.

Nuk u bëjmë futbollistëve premtime të parealizueshme dhe nuk synojmë t’i afrojmë vetëm për t’i penguar të luajnë për një kombëtare tjetër.

Dalipi e ka parë projektin, ka biseduar me njerëzit tanë dhe me futbollistët e Kombëtares. Ai e ka parë veten pjesë të këtij ekipi dhe ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën.

Jam i bindur se me talentet që po afrohen, Kosova do të ketë një ekip shumë cilësor në vitet e ardhshme.

Ne jemi një komb dhe këtë potencial duhet ta shohim si pasuri të përbashkët. Për ne kanë rëndësi cilësia, përkushtimi dhe dëshira e futbollistit për ta përfaqësuar Kosovën.

Related Articles