Një grup tjetër refugjatësh afganë janë nisur të mërkurën nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Sipas njoftimit të ambasadës, afganë janë larguar pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe kontrolleve mjekësore.
Siç bëhet e ditur në njoftim, deri tash drejt Amerikës janë larguar rreth 600 afganë që ishin sistemuar në Kampin Liya në Kosovë.
“Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe mjekësore, një grup tjetër i evakuuarish afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. / Gazeta Enigma.