Për pak ditë punëtorët e sektorit privat do të aplikojnë përms Administratës Tatimore të Kosvës për marrjen e 100 eurove si ndihmë nga Qeveria.
Kjo do të sjell një ngarkesë shkaku i vizitave të shumta nga qytetatarët në uebfaqen elektronike. Mirëpo, që teknologjia të përballojë fluksin po kërkohet kujdes nga ata që zhvillojnë softuerin.
Blerton Abazi si njohës i çështjeve kibernetike shton se praktikat tregojnë që periudha fillestare e këtyre aplikimeve është testi kryesor i këtyre platformave.
E këto mbase i kanë marrë parasysh qeveria, që të mërkurën konfirmuan se publikimi i vegzës për aplikim është çështje ditësh.
Klani mëson se vendimi për punëtorët privat sikurse edhe studentët është gati dhe pret vetëm nënshkrimin e ministrit të Financave Hekruan Murati.