Ministri Mehaj takohet me ambasadorin norvegjez

Ministri Mehaj takohet me ambasadorin norvegjez

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot ka zhvilluar takim me ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl, shkruan Gazeta Enigma.

“Në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë me ambasadorët e vendeve partnere, sot prita në takimin e radhës, mikun tim, ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl”, ka shkruar ai.

Sipas tij në këtë takim u bisedua për planet e përbashkëta që pritet të realizohen në bashkëpunim të të dyja shteteve.

Me Ambasadorin Grondahl diskutuam për planet tona të përbashkëta të cilat janë në proces të realizimit, si dhe ato për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e tij.

Tutje Mehaj ka shtuar se “Norvegjia siç ishte gjithmonë, vazhdon të jetë ndër vendet tona partnere e cila, krahas mbështetjes në shumë fusha, ofron përkrahjen e fuqishme në proceset e zhvillimit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”./Gazeta Enigma/

Related Articles