“Mund të ketë arrestime të reja” – Faton Mehmeti përmend katër emra të njohur

“Mund të ketë arrestime të reja” – Faton Mehmeti përmend katër emra të njohur

Gazetari Faton Mehmeti, nga Ferizaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ku ka folur për mundësinë e arrestimeve të reja nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gjatë intervistës, moderatori Sadri Imeri e ka pyetur Mehmetin lidhur me deklaratat e tij të mëparshme se gjatë muajit nëntor mund të ketë arrestime të reja të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mehmeti ka përmendur katër emra të njohur: Azem Syla, Fatmir Limaj, Sabit Geci dhe Rrustem Mustafa.

Sipas pretendimeve të Mehmetit, këta emra janë përmendur edhe nga gjyqtari Charles Smith, në kontekstin e arrestimeve të mundshme.

Megjithatë, deklaratat e Mehmetit mbeten pretendime të tij dhe nuk përbëjnë konfirmim zyrtar se ndaj personave të përmendur janë planifikuar arrestime.

Related Articles