Kryeministri, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
“Kryeministri Kurti e uroi Myftiun për muajin e Ramazanit, muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë. Ai i uroi përzemërsisht Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Kurti e ka falënderuar Bashkësinë Islame për respektimin e masave mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
“Duke e falënderuar Myftiun Tërnava për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Kryeministri Kurti theksoi se ky Ramazan na gjen në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik”.