Besnik Tahiri i kërkon Përparim Ramës të anulojë vendimin për rrugët njëkahëshe në Prishtinë

Besnik Tahiri i kërkon Përparim Ramës të anulojë vendimin për rrugët njëkahëshe në Prishtinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri e ka cilësuar si ndikim negative vendimin për organizimin e rrugëve njëkahshe në Prishtinë për gjatë të shtunës dhe të dielës, shkruan Gazeta Enigma.

Tahiri ka thënë se ky vendim i Ramës ka krijuar tollovi në qytet.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që të anulojë menjëherë këtë vendim.

“Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ. Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban. Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj. Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët.  Ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga Kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë”, ka shkruar Tahiri në një postim në “Facebook”.

Related Articles