Mediat e Bosnjë dhe Hercegovinës, përkatësisht gazetarët e tyre kanë vizituar shtëpinë në Stoca ku gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një tragjedi e madhe, ku mbeti e vdekur Elmira Sefo (27).
Kujtojmë se Sefo u vra pasi një gur i madh thuhet se ra në shtëpinë e saj.
Ajo u transferua në Spitalin Kantonal në Mostar, por mjekët mundën vetëm të konstatonin se ajo kishte vdekur.
Siç ishte raportuar, përcjell Telegrafi, një copë gur ka rënë në shtëpi përmes çatisë duke thyer tjegullat dhe për këtë ngjarje është duke u kryer edhe një hetim.
Familjen e kanë vizituar kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq dhe anëtari i Presidencës Zheljko Komshiq.
Ndryshe, disa persona të tjerë janë lënduar nga ky tërmet në disa qytete të Hercegovinës, por askush nuk është lënduar rëndë.
Pamjet dhe detajet vijnë pas tërmetit jashtëzakonisht të fortë të mbrëmshëm që tronditi Bosnjë dhe Hercegovinën, ku toka ka vazhduar të lëkundet gjatë natës me një intensitet pak më të ulët.
Siç edhe tanimë është raportuar, dridhjet janë ndier edhe në pjesën më të madhe të Dalmacisë dhe në vende si Kosovë e Mal të Zi.