Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me Rininë Demokratike dhe qytetarë tjerë në Skenderaj, kanë prerë një tortë në shenjë simbolike, si formë e mbështetjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, pranë shtatores së ish-komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”, thuhet në postimin e tij.
Tutje ai ka shkruar “Urime të përzemërta mik!”.
I pranishëm në këtë tubim ishte edhe djali i Hashim Thaçit, Endriti./Gazeta Enigma/