Pas testimit dy ditor të qarkullimit të komunikacionit njëkahor në unazën e brendshme të kryeqytetit, nga ora 17:00 tashmë kalimi është kthyer në gjendjen e mëparshme, në të dyja kahjet.
Sipas udhëheqësit të Taskforcës për Komunkacion në Komunën e Prishtinës, Halil Halili, kjo fazë testuese ka rezultuar me sukses dhe tani ekspertet e komunikacionit brenda taskforcës do të analizojnë të gjeturat e tyre dhe do japin rekomandimet se si të veprohet.
Halili tutje ka njoftuar se faza të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, por pa specifikuar datë pasi sipas tij kjo varet nga të nxjerrat e taskforcës komunale./Gazeta Enigma/