Ka përfunduar edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo javë ka sjell rezultate mjaftë interesante, shkruan Gazeta Enigma.
Ballkani në kuadër të kësaj jave nuk arriti që ta mposht skuadrën e Ulpianës duke luajtur baras, 1-1. Kurse, Gjilani nuk arriti të shfrytëzoj këtë gabim të suharekasve duke u mposhtur në udhëtim ndaj Dukagjinit, 2-0.
Ditën e djeshme është raportuar se skuadra e Ballkanit ka paraqitur ankesë për ndeshjen ndaj Ulpianës duke i kërkuar pikët e plota përmes rezultatit zyrtar, 0-3. “Portokallinjtë” janë duke u ankuar se skuadra e Ulpianës ka futur në ndeshje një futbollist i cili nuk ka qenë në protokoll.
Për këtë temë ka reaguar edhe Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, i cili mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV.
Sipas Zekës nëse ky gabim ka ndodh në Superligën e Kosovës është shumë qesharak dhe se është e turpshme. Ai gjithashtu tha se skuadra e Ulpianës duhet të dënohet maksimalisht nëse del që është e vërtetë.
“Nëse kjo mundet me ndodh në Superligën e Kosovës është qesharake. Ballkani në këtë rast nuk i vyen asgjë këto dy pikë. Nëse i ndodh një ekipit të Superligës, nuk është e rastësishme, kjo është e qëllimshme ose nuk kanë dijuni. Kjo është e turpshme nëse ka ndodh. Ai klub nuk e meriton as ligën e fundit me luajt”, tha Zeka në emision.
/GAZETA ENIGMA/