Ministri i Shëndetësisë, Riftat Latifi, ka dhënë një mesazh nga Klinika Infektive me rastin e Javës së Imunizimit.
Nga kjo klinikë, Latifi ka një porosi për qytetarët.
“Kam ardhur këtu të ju porosis që ju të mos vini këtu, e për të mos ardhur këtu, secili nga ju duhet të vaksinohet. Ne të gjithë duhet të vaksinohemi në mënyrë që të mos kalojmë me komplikimet më të mëdhaja që COVID-19 i ka”, thotë Latifi.