Sipas sekretarit britanik të mbrojtjes, rreth 15 mijë trupa ruse janë të vrarë në Ukrainë

Sipas sekretarit britanik të mbrojtjes, rreth 15 mijë trupa ruse janë të vrarë në Ukrainë

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace, përshkruante detaje të më shumë armëve që po dërgoheshin në Ukrainë, por ai dha gjithashtu një vlerësim të ri të humbjeve ruse në fushën e betejës.

Ai u shpreh që Ministria e Mbrojtjes vlerësoi se rreth 15 mijë personel ushtarak rus ishin vrarë, ndërsa rreth 2 mijë automjete të blinduara ishin shkatërruar, raporton BBC.

Kjo përfshin të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë, tha ai.

Ëallace tha se Rusia kishte humbur gjithashtu më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.

“Deri më tani, Rusia kishte dështuar në pothuajse çdo objektiv të saj, por ukrainasit ende po luftonin për jetën e tyre”, u shpreh ai./Gazeta Enigma/

Related Articles