Ismet Munishi, është shkarkuar nga pozita e trajnerit të klubit SC Gjilani.
Munishi është deklaruar pas këtij zhvillimi duke bërë të ditur arsyen se pse i kanë ndarë rrugët.
Sipas tij, arsyeja e largimit ishte mosarritja e shpalljes kampion.
“Kush me njeh e di se e bëj punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për çka edhe vendosëm t’i ndajmë rrugët”-tha Munishi./Gazeta Enigma/