Raportohet se Policia e Kosovës është duke kryer një bastitsje në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një punëtori për servisimin e veturave.
Ndryshe, kjo bastisje vjen pak orë pasi një njësi patrulluese kufitare në Zupçe të Zubin Potokut është sulmuar me armë zjarri.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, për Gazetën Enigma konfirmoi se nga ky sulm nuk ka persona të lënduar.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, tha ai.