Bulqiza dhe Himara janë dy qytetet ku komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për kreun e PD-së në Shqipëri. Në Bulqizë pati disa momente tensioni mes anëtarëve, por më pas procesi votimit vijoi normalisht.
Ky është momenti nga procesi i votimit për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike në kinemanë e qytetit të Bulqizës. Radha e madhe për zgjedhjet ka bërë që demokratët të humbin durimin, duke tentuar të shqyejnë derën e këtij institucioni.
Situata u qetësua pas disa minutash tensionesh dhe procesi i votimit, sipas parimit një anëtar, një votë, për zgjedhjen e kreut të PD-së ka vijuar normalisht, njofton tvklan.al.
Pas tërheqjes së kandidatit Defrim Fiku, në garë kanë mbetur dy rivalët Fatos Jaho dhe Shaqir Manjani. Zgjedhjet ishin parashikuar të mbaheshin të dielën e shkuar, por për shkak pretendimeve për fryrje të listës së anëtarëve që do të votonin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës, me konsensus, u shtynë për të këtë të martë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike bëri të ditur se veç Bulqizës zgjedhjet për kreun e PD-së po zhvillohen edhe në Himarë. Afrovita Dhimojani, Alketa Simo dhe Marin Suli janë tre konkurrentët që synojnë këtë post./Gazeta Enigma/