Ministria britanike e Mbrojtjes publikon hartën e re dhe detajon përparimet ruse në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes publikon hartën e re dhe detajon përparimet ruse në Ukrainë

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar një hartë të përditësuar që detajon lëvizjet e trupave ruse në Ukrainë.

Sipas inteligjencës britanike, trupat ruse po vazhdojnë të avancojnë në rajonin lindor të Ukrainës nga kufiri me Rusinë, raporton Sky News.

Forcat po lëvizin gjithashtu nga Krimea në jug drejt rajoneve të Berdyansk, Zaporizhzhia dhe Melitopolit.

Kryeqyteti i Kievit dhe qytetet Kramatorsk, Dnipro dhe Mykolaiv janë ndër rajonet që vazhdojnë të përballen me sulmet ajrore ruse./Gazeta Enigma/

Related Articles