Një hajdut nga Shqipëria është arrestuar në Prizren të dielën.
Ai u kap nga banorët në flagrancë, të cilët lajmëruan policinë.
Meqë u vërejt shpejt, A.Q. nuk pati kohë të kryente vjedhje, por iku me vrap, teksa prapa iu vunë pronarët e veturës.
Pos që e kapën 49-vjeçarin, që është shtetas i Shqipërisë, forcat e rendit gjetën edhe veglat, me të cilat hajni kishte thyer edhe disa makina të tjera.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.