Aktori kosovar Agan Asllani ka ndarë një dedikim prekës për vëllain e tij, Beratin, i cili ndërroi jetë para disa ditësh.
Disa ditë pas humbjes së tij, aktori ka publikuar një mesazh emocional, ku ka kujtuar mirësinë e të vëllait dhe kujtimet e shumta që do t’i ruajë gjithmonë në zemër.
“E panumërt është dëshmia e njerëzve për mirësinë që ke treguar gjatë këtyre viteve sa patëm fatin të të kishim pranë. E kjo dëshmi më bën krenar.
Prej tash e deri në ditën kur edhe unë të vij atje ku je ti, do të jetoj me kujtimet për ty. Falënderimi i takon Allahut që më ka dhuruar kaq shumë kujtime me ty, të cilat do t’i ruaj gjithmonë në zemër.
Të gjithë juve që më keni ngushëlluar, ju falënderoj përzemërsisht. Allahu ju shpërbleftë!”, ka shkruar Asllani.
Dedikimi i tij ka prekur ndjekësit, teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait dhe mirënjohjen për kujtimet e përbashkëta.
