Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se 70 pacientë me probleme internistike kanë marrë shërbimin shëndetësor emergjent, shkruan Gazeta “Enigma”.
“70 pacientë me probleme internistike kanë marrë shërbimin shëndetësor emergjent, në kuadër të Klinikës Emeregjente të QKUK-së, në 24-orët e fundit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata kanë njoftuar se dhomën e reanimit janë trajtuar 58 raste.
“Po në këtë klinikë gjatë kësaj kohe në dhomën e reanimit janë trajtuar 58 raste, kurse në shërbimin ortopedik 53 raste, janë ekzaminuar edhe 41 raste kirurgjike”, ka njoftuar ShSKUK.
Ndërsa “16 raste janë trajtuar pas aksidenteve në trafik, kurse 13 raste janë mjekuar në sallën e vogël të intervenimeve”./Gazeta Enigma/