Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë homazhe figurës së ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Osmani në fjalimin e saj tha se Albright ishte mikja më e madhe e Kosovës, gardiane e lirisë dhe demokracisë.
“Sot, në Ëashington D.C., i dhamë lamtumirën e fundit mikes së madhe të Kosovës, gardianes së lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë, Madeleine Albright”, ka shkruar osmani në Facebook duke i bashkangjitur edhe disa fotografi nga ceremonia lamtumirëse e Albright.
“Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare|.
“Sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë! Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright!”, ka shkruar Osmani në mesazhin përkujtues.
Ndryshe, Osmani në varrimin e ish-sekretares Albright ishte bashkë me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ish-presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.