Në Serbi, nga viti 2024 do të nis prodhimi i veturave elektrike.
Sipas Tanjug, sot është nënshkruar kontrata në vlerë 190 milionë euro, e cila do të mundësojë prodhimin e veturave elektrike nga Fiat në Kragujevac.
Sipas marrëveshjes me kompaninë “Stelantis”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia do t’i investojë 48 milionë euro.
“Kemi nënshkruar një marrëveshje për financimin e prodhimit të veturave elektrike në Kragujevas. Me fillim të vitit 2024 ne do të nisim prodhimin e një modeli të ri të veturave elektrike”, ka thënë ai.