Brenda një dite, Prokuroria e Shtetit ngriti 125 aktakuza kundër 138 personave për vepra të ndryshme penale

Brenda një dite, Prokuroria e Shtetit ngriti 125 aktakuza kundër 138 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 125 aktakuza kundër 138 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e 10.000 eurove të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale “Blerja, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nëpër Prokurorit Themelore në komuna:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë  persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur 54 aktakuza kundër 57 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre 3 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri, si dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e 10.000 eurove të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 24 aktakuza, kundër njëzetenëntë 29 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar 3 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve të fundit ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Related Articles