Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, është takuar me drejtoreshën e misionit MCC në Kosovë, Sarah Olmstead, shkruan Gazeta Enigma.
Krasniqi theksoi se në këtë takim përveç tjerash u diskutua rreth projektit të infrastrukturës për gazin amerikan të cilin Qeveria e Kosovës e ka refuzuar.
Postimi i plotë:
“Sot, prita në takim Drejtoreshën e Misionit të Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead, me të cilën diskutuam për projektet dhe planet e kësaj agjencie amerikane në Kosovë, me fokus në Kompaktin e ri që pritet të nënshkruhet nga mesi i këtij viti.
Drejtoreshën Olmstead e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të MCC për të realizuar projekte të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, veçanërisht në sektorin e energjisë. Po ashtu, shpreha keqardhjen dhe shqetësimin tim në raport me mungesën e mbështetjes nga Qeveria për projektin e infrastrukturës së gazit, që kemi konsideruar se do të ishte mundësi e shkëlqyeshme për diversifikimin e burimeve të furnizinit me energji për vendin tonë”.