Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jënë të hapura për publikun, shkruan GazetaBlic.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jënë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës”, u shpeh Abazoviq./GAZETAENIGMA/