Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se investimet e huaja në Kosovë janë duke u rritur.
Kurti duke folur për ardhjen e mbi 50 sipërmarrës nga Gjermania që po qëndrojnë në Kosovë, ka se Kosova ofron potenciale të mira për investime të huaja.
Kurti përsëriti se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
“Mëngjesin e sotëm takova me një grup prej 50 ndërmarrësish nga Gjermania. Ne kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon e demokracinë më cilësore në rajon. në Kosovë kemi fuqi punëtore të re dhe të talentuar si dhe mërgatën më patriotike. Pa dyshim se këto e shndërrojnë vendin tonë në një vend ku ia vlen të investohet. Investimet në vendin tonë tashmë po vijnë e po shtohen. Krahasuar me vitin 2020, në vitin 2021 kemi pasur rritje të investimeve të huaja direkte prej 22 përqind.
Ne po ecim përpara me reformat në drejtësi e e ekonomi, si krijimi i Gjykatës Komerciale”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.