Nga deponia e bërllokut në Lutogllavë të Pejës thuajse është krijuar një kodër.
Banorët e zonës ankohen se nga kundërmimi i mbeturinave jetesa është bërë e pamundur.
Sipas tyre nga uji që rrjedhë nga bwrllogu po infektohen ai i pijes e tokat, njofton Klan Kosova.
Ambientalisti, Xhevdet Belegu, që kishte punuar në ndërtimin e deponisë në vitin 2001 tregon se ajo duhej të kishte funksionuar deri në vitin 2012, e më pastaj të mbyllej.
Kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ambienti”, Nexhat Abdullahu, thotë se e kupton shqetësimin e banorëve, por nuk kanë kapacitete të ndërtojnë deponi të re andaj po shfrytëzohet kjo.
Nga Komuna e Pejës bënë të ditur se Banka Gjermane e ka marrë përsipër ndërtimin e deponisë së re dhe janë në pritje të fillimit të punëve.
Zëdhënësi, Faik Zekaj, bëri të ditur se me ndërtimin e deponisë së re do të mbyllet e vjetra.