Aksident me fatalitet në Gjilan, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Aksident me fatalitet në Gjilan, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Gjilan, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Enigma se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Gjilan – Kamenicë afër fshtatit Ranillug.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij aksidenti të rëndë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14 ka ndodh një aksident Trafiku  ne mes dy veturave, në rrugën Gjilan Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku një person SMK rreth 70 vjeçar   me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka ndrru jet si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, po ashtu lëndime ka pësu  edhe pasagjeri që ishte me të në veturë. Njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti  të rëndë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Related Articles