Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, gjatë vizitës së saj në Ukrainë, nga presidenti Volodymyr Zelensky, në shenjë falënderimi iu dhuruan disa shenja simbolike për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.
Zelensky i dha Pelosit “Urdhrin e Princeshës Olga” për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane, shkruan BBC.
Urdhri që mban emrin e saj u jepet grave që kanë arritur sukses të rëndësishëm në politikë dhe shoqëri — personifikimi në Ukrainë i forcës femërore.
Ai gjithashtu i dha Pelosit një flamur ukrainas që ai dhe deputetet femra, përfshirë ato me të cilat ajo u takua në Kapitolin e SHBA së fundmi, e kishin nënshkruar, sipas zëdhënësit të Pelosit, Drew Hammill./Gazeta Enigma/