Drita – Drenica, këto janë formacionet startuese

Drita – Drenica, këto janë formacionet startuese

Drita dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të drenicasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut është në formë të përzier së fundmi, por pasi ka siguruar kualifikimin në garat evropiane, luan pa ndonjë presion këtë ndeshje.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Lushtakut ka ngritur formën në ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pasi dëshiron t’i shmanget zonës së barazhit.

Nuhiu ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa Lushtaku starton me më të mirët.

DritaRexhepi; P.Islami, Limane, Balde, Blakqori; Bardhoku, D.Islami, Krasniqi; Fazliu, Tahiri, Ajzeraj; 

DrenicaShala; Lushtaku, Jashari, Bejta, Veliqi; Gashi, Thaqi; Zabergja, Hamiti, Meziu; Abazi; 

Related Articles