Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Sutesk, të Liqeni i Badovcit.
Lajmin për plagosjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin “, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/