Një qytet rus në veri të Ukrainës goditet nga dy shpërthime të fuqishme

Një qytet rus në veri të Ukrainës goditet nga dy shpërthime të fuqishme

Dy shpërthime të forta ndodhën në orët e para të mëngjesit të së hënës në Belgorod, një qytet rus në veri të Ukrainës, tha guvernatori i vendit.

“30 minuta më parë u zgjova nga dy shp[ërthume të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime. Nuk ka  viktima,” tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

Bombardimet e së hënës vijnë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një instalim ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Belgorod të dielën. Shkaku i incidentit ishte i paqartë, raporton CNN.

Ndërkohë zyrtarët rusë kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për sulme ndërkufitare në depot e karburantit dhe instalimet ushtarake, pretendime për të cilat agjencitë e qeverisë ukrainase thonë se synojnë të nxisin “ndjenjën anti-ukrainase”.

Related Articles