Janë bërë virale disa pamje ku duket një çift ukrainas duke kërcyer në dasmën e tyre në një spital në Lviv.
Videoja, e shpërndarë nga Euromaidan Press tregon dhëndrin Viktorin teksa mban në krah bashkëshorten e tij.
Nusja 23-vjeçare Oksana humbi këmbët e saj pasi një minë shpërtheu gjatë luftës në Ukrainë.
Që atëherë, çifti është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore. / Gazeta Enigma.
The first wedding dance of Viktor and Oksana in the Lviv hospital ward. Oksana, a 23-year-old nurse from Lysychansk, lost her legs on 27 March. Then Oksana had turned to warn Viktor of the danger, and within a second a Russian mine exploded under her https://t.co/dKjMBdW4uv pic.twitter.com/QOgRboUgfv— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) May 2, 2022