Gazeta Enigma ka raportuar më herët për rastin tragjik të 59-vjeçarit, i cili kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë vetëm një javë para se të gjendej i vdekur.
Arifaj jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa në Kosovë ishte kthyer për të përfunduar disa çështje pronësore.
Ai u gjet pa shenja jete të shtunën pasdite, në shtëpinë ku po qëndronte në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren, pasi familjarët nuk po arrinin ta kontaktonin.
Ishte nipi i tij ai që, pas disa tentimeve të pasuksesshme për ta telefonuar, kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte gjetur xhaxhain të shtrirë në dysheme.
Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me kërkesë të familjarëve, trupi ishte dërguar për obduksion për të sqaruar shkakun e vdekjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetuesit rajonalë të Policisë në Prizren janë marrë me veprimet e mëtejshme hetimore.
