26 vjecari, Faton Haxhaj, nga fshati Greikoc i Suharekës ka vdekur. Ai dyshohet se ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Haxhaj.
Tutje ai është shprehur se duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar dhimbjen.
“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën.
E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.
Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen./Gazeta Enigma/