Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i komunës së Suharekës ka vdekur mbrëmë për shkak të plagëve të marra.
Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i 26-vjeçarit do të bëhet sot më datë 03 maj në ora 17:00.
“Njoftojmë miq shok dashamirë që varrimi i Faton Haxhi Haxhaj bëhet 03.05.2022 në ora 17:00 niset funerali prej shtëpisë së ndjeri”, thuhet në njoftimin e familjarëve.