Hoxha nga Kosova Halil Avdulli ka folur për ndjekësit e tij lidhur me disa tema ndër të cilat edhe thyerja e rutinës, festat dhe gëzimet tek njerëzit e ndryshëm.
Ai ka thënë se njerëzit për t’u ndjerë mirë duhet ta thejnë rutinën.
“Për shembull, unë gjithë e kam ngjit kapuçin e hoxhes, sot e ngjes plisin, kjo është me e thy rutinën. E dyta, bëni diçka që ua kënaq shpirtin juve, veç kqyrni të mos jetë haram, haram s’bon me kanë.”, tha ai.
“E treta, për bajram, për me u kënaqë fort, duhet me u kthy me ba diçka që ke ba kur je kanë fëmijë. Për shembull, mu mi ka kajtë lëpisat shumë, edhe për bajram është mirë lëpisa, më besoni, kjo të kujton. E katërta është me këndu, me ia thanë këngës e valles, e gazmendit e këndimit, edhe mos me u tutë se na jemi në hall me disa fetarë që s’po e marrin vesh fenë, me do që veç kur ka vaj e kiamet dijnë me kanë fetarë. Kuku hoxha kur është për dekë çfarë shpjegimi bon të kënaqë a, a kur është për gëzim s’ia thotë as gjysmë fjale, s’o mësu i shkreti, kurrë pa e spjegu gëzimin, pa e spjegu kangën”, tha Avdulli.