Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb një ditë do të valojë mbi Prizren.
Në një postim, Roth e ka kritikuar ashpër këtë deklaratë, duke e cilësuar si pretendim territorial ndaj një vendi fqinj.
“Serbia e gjorë! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, ka shkruar Roth.
Ai u ka bërë thirrje votuesve në Serbi që të kenë parasysh se për çfarë po vendosin në zgjedhjet e 25 tetorit.
“Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Evropian. Më nuk ka para të BE-së për Serbinë!”, ka shkruar Roth.
