Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të japë më shumë detaje në Parlamentin Evropian lidhur me propozimet për një rund të gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë.
Pika kryesore e propozimeve pritet të jetë embargo me faza për importet e naftës ruse, raporton BBC.
Raportet thonë se 27 vendeve anëtare të BE-së mund t’u jepet gjashtë muaj kohë për të hequr dorë nga nafta bruto ruse dhe tetë muaj për produktet e ngjashme.
Dy shtete, Hungaria dhe Sllovakia, mund të përjashtohen nga ky plan për shkak të mbështetjes së tyre në naftën ruse./Gazeta Enigma/